Kanë kaluar 10 orë prej kur një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike, pas një incidenti të zjarrit në Nënstacionin Prishtina. Rreth 10 mijë konsumatorë janë duke u përballur me mungesë të rrymës dhe akoma nuk ka një informacion zyrtar se çfarë është duke ndodhur.
Njoftimi i fundit i KEDS-it është para 4 orëve ku njoftoi se “ekipet e KEDS-it, edhe pse në gatishmëri, për momentin e kanë të pamundur për të intervenuar”, pasi sipas tyre kanë qenë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Njoftojmë konsumatorët se pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, që furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës, se meqenëse aty gjenden institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.”
Por nga ora 16:47, KEDS s’ka dalë ende me ndonjë informacion për mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike.