Kurti: Familjet po dukeshin të lumtura për shtëpitë e tyre të reja në lagjen Kroi i Vitakut

Kurti: Familjet po dukeshin të lumtura për shtëpitë e tyre të reja në lagjen Kroi i Vitakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës në komunat veriore të vendit.

Kurti pos vizitë kryetarëve veriorë, theksoi se ka qenë edhe në vendpunishtetet e shtëpive të reja që po ndërtohen në lagjen Kroi Vitaku.

Shefi i qeverisë theksoi se qytetarët dukeshin të lumtur për shtëpitë e tyre të reja.

“Në Leposaviq, Banjskë të Zveçanit, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe në lagjen Kroi i Vitakut”, shkroi Kurti.

“Patëm takime dhe biseda me kryetarin Lulzim Hetemi, anëtarë të kuvendit komunal të komunës që ai drejton, policë në krye të detyrës në Banjskë, zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin Civil në Zubin Potok, dhe kryetarin Erden Atiqi në Mitrovicë të Veriut”.

“Sot nuk ishte ditë e zakontë. Në ditëlindjen e 45-të të Heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri, përuruam lapidarin kushtuar atij, në vendin ku heroikisht ra në krye të detyrës më 26 korrik të vitit 2011. Përkrah meje ishte djali i tij, Sokoli, e përkrah lapidarit valon flamuri i Republikës”, shtoi ai.

“U ndalëm edhe në vendpunishtet e shtëpive të reja që po ndërtohen me mbështetjen e Qeverisë. Në lagjen Kroi i Vitakut, na mirëpritën pjesëtarë të familjes Avdyli, Istrefi e Behrami që dukeshin aq të ngazëllyer sa edhe shpreheshin të lumtur për shtëpitë e tyre të reja. Një ditë më parë ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq, dhe Zubin Potok për komunitetet joshumicë në komuna”.

“Qeverisja është shërbim pa dallim dhe pa privilegje. Republika është e të gjithë qytetarëve. Qeveria jonë është për të gjithë qytetarët”, tha kryeministri Albin Kurti.

Related Articles