Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi shumë shpejt do të luaj me një ekipë te re.
Ai do të jetë lojtari më i ri i Sparta Pragës.
Kampioni i Çekisë ka arritur marrëveshje me Rapidin Bukureshtin për transferimin e tij, për rreth dy milionë euro, raporton Sport.ro, përcjellë Gazeta Enigma.
Ndërkaq kësaj shume mund t’i shtohen edhe bonuese të tjera, me vlerë 300 mijë euro të tjera, por kjo varet nga paraqitjet e kosovarit në ekipën e re.
Transferimi i sulmuesit kosovar te kampioni në fuqi i Çekisë pritet të zyrtarizohet këtë javë.
Ndryshe, Krasniqi këtë sezon luajti në 34 ndeshje për CFR Cluj dhe Rapid, duke arritur të shënojë në gjashtë prej tyre, shifër së cilës i shtohen edhe pesë asistime vendimtare. /Gazeta Enigma