Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon aktivitetet e saj në zbatim të planit operativ që ka të bëjë me parandalimin e përhapjes së pandemisë, respektivisht realizim të vendimeve të institucioneve të vendit karshi përhapjes së pandemisë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend janë shqiptuar rreth 400 gjoba, Gazeta “Enigma”.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se pos vërejtjeve të dhëna për persona fizik e juridik, bazuar në Ligjin Anti-COVID kanë shqiptuar edhe gjoba për shkelësit e këtij ligji.
Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 393 gjoba në nivel vendi, më shumë prej tyre janë shqiptuar në rajonin e Ferizajt, Prishtinës dhe Prizrenit.
“Zyrtarë policorë, kanë patrulluar pos në hapësira të hapura (rrugë, sheshe), kanë mbikëqyrur zbatimin e masave kundër pandemisë edhe në lokale afariste, biznese, qendra tregtare, lokale hoteliere (të gastronomisë) dhe po ashtu kanë ndaluar e kontrolluar edhe mjete të transportit publik (autobusë). Në shumicën e aktiviteteve të sipërpërmendura, zyrtarët policorë i kanë kryer këto aktivitete në bashkëpunim dhe në koordinim me inspektorë kompetent”, thuhet nga PK.
Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID. / Gazeta Enigma.