Rreth 50 për qind të shpenzimeve kosovarët i përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri

Rreth 50 për qind të shpenzimeve kosovarët i përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri

Në raportin e Bilancit të Pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se rreth rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës u përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri.

Sipas BQK-së, gjatë muajit qershor shpenzimet e udhëtimeve të kosovarëve jashtë vendit kanë arritur vlerën në mbi 58 milionë euro.

“Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë vendit, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18 për qind, prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri”, njofton BQK-ja.

Ndërsa 90 për qind të shpenzimeve të udhëtimit janë bërë nga diaspora.

“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 milionë euro apo 7 për qind më të ulëta se këtë vit. Rreth 90 për qind e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15 për qind më shumë”, thekson raporti.

Related Articles