Rreth njëmijë raste të reja dhe katër viktima nga COVID në Shqipëri

Rreth njëmijë raste të reja dhe katër viktima nga COVID në Shqipëri

Në Shqipëri, 992 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 4 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 5480 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 843 qytetarë nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë është aktualisht 12,744.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë. Gjatë këtij muaji qytetarët që janë mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në vend.

Related Articles