Rriten çmimet, humbet interesimi për kombëtaren shqiptare

Rriten çmimet, humbet interesimi për kombëtaren shqiptare

Atmosfera në stadium nuk ishte ajo që pritej. Pas rrijes së çmimeve mungojnë edhe tifozët kuqezi, raporton Gazeta “Enigma”.

Çmimi i biletave ka arritur nivele të papërballueshme për shumë tifozë. Me një biletë që kushton deri në 10 mijë lekë, pjesa e poshtme e tribunës ishte dukshëm e zbrazët.

Shumë ndjekës të zjarrtë të ekipit shprehën pakënaqësinë e tyre edhe në rrjetet sociale, duke kritikuar politikat e çmimeve dhe duke theksuar se futbolli është për të gjithë, jo vetëm për ata që mund të përballojnë çmimet e larta.

Shqipëria po luan kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. /Gazeta Enigma/

Related Articles