Rriten për 169% gradimet e ushtarakëve në FSK, reagon Mehaj

Rriten për 169% gradimet e ushtarakëve në FSK, reagon Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit janë graduar 1 mijë e 885 ushtarakë.

I pari i Mbrojtjes tha se ushtarakët e FSK-së në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brena e jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.

“Gjatë këtyre dy viteve janë graduar 1885 ushtarakë që shprehur në përqindje është 169% më shumë se në vitin 2020”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ai tha se ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe e sovranitetit shtetëror.

Related Articles