Është duke vazhduar rritja e rasteve me virusin COVID në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 585 raste të reja.
Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 262 raste.
Pastaj, Mitrovicë 45 raste, Gjakovë 36 raste, Vushtrri 30 raste, Pejë 28 raste, Prizren 21 raste.
Podujevë 19 raste, Obiliq 19 raste, Gjilan 18 raste, Ferizaj 17 raste. Ndërsa, komunat tjera kanë më pak raste të reja të konfirmuara me coronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë duke rishikuar masat antiCOVID, pas rritjes së rasteve me coronavirus.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës. Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Gazeta Enigma/.