Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar për raportin 24 orësh të trajtimit të pacientëve me COVID.
Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale, janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë, prej tyre, 30 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-COVID.
Gjatë ditës së djeshme në trajtim ishin 49 pacientë për shkak të COVID-19, 11 më pak se sot.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.