“Rroftë Flamuri, rroftë Shqipëria” – Krasniqi uron 28 nëntorin

“Rroftë Flamuri, rroftë Shqipëria” – Krasniqi uron 28 nëntorin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shpërndarë tri fjali të ndryshme të thëna nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari duke i lidhur me tre nëntorët, të cilët ai i quajti të shenjtë.

““Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” – Ismail Qemaili. “Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.” – Adem Jashari”, ka shkruar Krasniqi.

Ai përmendi edhe ‘luftën’ që krerët e UÇK-së po e zhvillojnë në Hagë.

“Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi”, ka shkruar ai.

“Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona!”

Ai ka përmendur edhe një fjali të Hasan Prishtinës – “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.

“Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara. Urime 28 Nëntori!”

Related Articles