Rrufeja e godet për vdekje një burrë në Pejë

Një burrë nga fshati Kusoriq të Pejës ka vdekur sonte rreth orës 19:25, pasi që është goditur nga rrufeja, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.

Related Articles