“Ruaje shpinën, nuk do ta kuptosh kur do të vij për kokën tënde”, kërcënohet Shaip Kamberi

“Ruaje shpinën, nuk do ta kuptosh kur do të vij për kokën tënde”, kërcënohet Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me jetë, njofton GazetaEnigma.

Kamberi në profilin e tij zyrtar në Facebook, publikoi disa mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe, teksa thotë se kjo është atmosfera ku jetojnë shqiptarët në Serbi.

“Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejat për jetën time.”Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq. Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit”, ka shkruar Kamberi.

Postimi i plotë:

Related Articles