Ish-Ndihmëssekretari i Shtetit në administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 1997-2000, James Rubin, sot po vazhdon dëshminë para Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Enigma. Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.
Rubin teksa u pyet nga Prokuroria se pse ka hezituar të merret në pyetje nga ta, ai në përgjigjen e tij ka hedhur kritika të drejtpërdrejta kundrejt Speciales.
Ai madje tha se “të mbash 5 vite në paraburgim një person, një burrështetas”, nuk është drejtësi.
“Më shqetëson që dikush të jetë i paraburgosur për 5 vite para se të ndjeket penalisht. Mendoj që këta persona janë dorëzur vullneatarisht dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatën. Unë për veten nuk e shikoj këtë si sundim të ligjit. Z.Albright nuk ka pasur në mendje këtë lloj drejtësie”, theksoi ai para prokurorisë.
“Mua kjo më është dukur si fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”.
Ai foli për rolin e UÇK-së, të cilin tha se e ka parë nga afër “për tre ditë” sa ishte në male.
“Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe mendoj që asnjë person tjetër s’e ka pasur këtë mundësi. Kam pa se si janë sjellë ata, kush ishte komandanti, kush ishte mbështetës dhe duke e pasur këtë njohuri unë mendoj që kjo është e gabuar. Kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist por kam të drejtë ta them mendimin tim”. / Gazeta Enigma.
Rubin me kritika të ashpëra ndaj Speciales: Të mbash 5 vite në paraburgim një burrështetas nuk është drejtësi
