Albulena Haxhiu për policët e rrëmbyer : Të reagojë edhe faktori ndërkombëtar

Albulena Haxhiu për policët e rrëmbyer : Të reagojë edhe faktori ndërkombëtar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Twitter ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë, raporton Gazeta Enigma.

“Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të reagojë edhe faktori ndërkombëtar”, shkroi ajo.

Haxhiu tutje tha se zyrtarët e policisë duhet të lirohen sa më shpejt dhe veprimet e tilla agresive duhet të ndalen. /Gazeta Enigma

Related Articles