Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar ndaj Islandës në takimin e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Kuqezinjtë” lëshuan nga duart fitoren duke barazuar 1:1 në “Air Albania Stadium” ndaj islandezëve.
Golin e parë për Shqipërinë e realizoi mbrojtësi i krahut, Emir Lenjani në minutën e 35-të.
Islandezët shmangën humbjen në Tiranë në minutën e shtatë shtesë me anë të Anderson.
Ish-kapiteni i Kombëtares dhe ish-lojtari i Celtic, Rudi Vata, ka reguar ashpër pas ndeshjes duke thënë se lojtarët nuk janë fajtorë, por janë njerëzit me kravata që po pasurohen në emër të Kombëtares, shkruan Gazeta Enigma.
“Shqipëria tani ka grupin e lojtarëve më profesional në histori, mos i fajësoni lojtarët se atyre po ju vjen urdhëri nga lartë t’i lëshojnë ndeshjet. Njerëzit me kravata po pasurohen në emër të Kombëtares. I ftojë gjithë prindërit shqiptarë mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë për Armando Dukën”, tha Rudi Vata.
Me këtë barazim, Shqipëria mbetet në vendin e tretë në grup me dy pikë, Islanda tani ka katër pikë në pozitën e dytë.
I pari është Izraeli me tetë pikë.
/Gazeta Enigma/