Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se i shqetëson neglizhenca e institucioneve për ta trajtuar në mënyrë më serioze krizën që e ka prekur krejt botën, përfshirë edhe vendin tonë. E derisa ka folur për inflacionin, ka shtruar pyetjen se çfarë nëse shkon në stagflacion.
Rukiqi po ashtu ka folur rreth sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset, bashkëpunimin me institucionet, çështjen e çmimeve të naftës dhe marrëveshjet në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
I pyetur për gjendjen aktuale në të cilin po kalon vendi me ngritje të inflacionit, i cili tashmë është 11.2 për qind, Rukiqi ka thënë se Qeveria aktuale e drejtuar nga Albin Kurti nuk është duke e pranuar se vendi është në gjendje jo të mirë ekonomike.
Sipas tij, Qeveritë e vendeve tjera dhe bizneset janë ulur së bashku për t’i diskutuar problemet e këtyre të fundit, por kjo nuk ka ndodhur edhe në vendin tonë, gjë që mund të krijohen dëme të pariparueshme.
“Neve po na shqetëson pak neglizhenca e institucioneve me e trajtuar në mënyrë më serioze këtë krizë, me adresuar që ka një krizë fillimisht duhet me pranuar që ka një krizë, ka pak një hezitim të qeverisë me adresuar si krizë dhe, unë mendoj që kjo është natyra e problemit, pastaj te specifikat e problemit apo si mund të trajtohet një krizë, ka shumë mekanizma në radhë të parë do të ishte një mekanizëm mes sektorit privat dhe qeverisë për me diskutuar në baza të rregullta këtë çfarë po ndodhë dhe kjo po bëhet praktikë në të gjitha vendet, ulën kompanitë, ulën akterët të rëndësishëm të tregut, ulën shoqatat e bizneseve, ulën qeveria dhe diskutojnë modalitetet se si mund të dilet nga një situatë, e cila mund të krijon dëme të pariparueshme, tani për tani është inflacion, po çfarë nëse shkon në stagflacion e pastaj edhe në vende pune”, tha ai
Rreth rritjes së çmimit të naftës, Rukiqi ka deklaruar se fajtor për këtë nuk janë bizneset, ashtu siç po thuhet nga qeveria, por sipas tij, fajtor për këtë është importi me rritje të çmimit.
“Unë mendoj që Qeveria duhet ta pranoj si krizë, jo si krizë që e ka shkaktua kjo Qeveri apo ajo, si krizë e rrethanave e faktorëve të jashtëm por nëse nuk trajtohet si krizë, atëherë është problem me i marrë edhe masat adekuate dhe shpesh herë në situata të tilla tentohet si me thënë me u vendos faji diku tjetër p.sh., si te rasti i naftës, sjellja është sikur fajin e kanë tregtarët se nuk është ky problem i natyrës tjetër. Nuk është problem i tregtarëve, është problem i importit, importi është i shtrenjtë, shumë më i shtrenjtë tani, ndërkohë në të njëjtën kohë, te ne ajo që e ngarkon importin p.sh., TVSH-ja, apo pjesa që e ngarkon çmimin e naftës akciza, nuk janë në tavolinën e diskutimeve, pra një pjesë që është përgjegjësi e Qeverisë nuk është në tavolinën e diskutimeve, sikur tentohet me u përfol përfitimet e tregtarëve por në të njëjtën kohë nuk është kjo natyra e problemit, natyra e problemit është që kemi një krizë globale. Vendet e tjera kanë vepruar me instrumentet fiskale me e zbut barrën jo për tregtarët por për qytetarin ” ka thënë Rukiqi
Këtë vit ndryshe nga vendet e tjera, Serbia po prinë me importin më të lartë në vendin tonë. Sipas Berat Rukiqit, institucionet duhet të bëjnë më shumë punë që të rriten inputet vendore duke parë në cilat produkte kemi nevojë.
“Ne do duhet sidomos me Serbinë por edhe me vendet e tjera, me pa mundësinë se ku mundemi me zëvendësua importet me produktet tona, disa produkte thjeshtë janë të pazëvendësueshme, ndoshta se ka mungesë të inputeve vendore për me i prodhua ato, unë mendoj që ka hapësirë të punohet dhe, ta ulim deficitin tregtar edhe me Serbinë por edhe me vendet e tjera”, shton ai.
E sa i përket bashkëpunimit Qeveri-Oda Ekonomike dhe biznese, sipas Rukuqit, kryeministri Kurti del të jetë më i mbylltë për të parë nga afër problemet në të cilat kalojnë bizneset e vendit por edhe organizatat.
“Ende është një vit prej që e kanë marrë mandatin por sigurisht, ka një ngadalësim, ose më mirë me thënë ka një rënie të intensitetit të bashkëpunimit mes biznesit dhe institucioneve publike në këtë mandat, shpresoj se kjo do të përmirësohet si çdo qeveri që vjen në fillim i ka pak ato kokë-fortësinë e veta por megjithatë shpresoj që me kohën edhe mund të përmirësohen, do t’i jap mendimet e mija në një konstilacion tjetër dhe do të flas konkretisht se çfarë duhet të bëhet dhe çka mundë të bëhet dhe çfarë nuk është bërë si nga kjo qeveri, si dhe nga qeveritë e tjera” ka deklaruar Rukiqi.
Ai ka komentuar edhe marrëveshjet e nënshkruar ditë më parë më mes Kosovës dhe Shqipërisë.