Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka deklaruar se nuk ka një shumicë parlamentare për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai bëri thirrje që të shkohet sa më shpejtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pos tjerash, Rukiqi tha se Kosova gjendet në një bllokadë, ku institucionet e saj nuk kanë funksion normal.
