Rumani – Kosovë, këto janë formacionet zyrtare

Rumani – Kosovë, këto janë formacionet zyrtare

Kosova do ta luajë sonte ndeshjen me rëndësi jetike ndaj Rumanisë në udhëtim në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Duke marrë parasysh situatën në tabelë, ‘Dardanëve’ iu duhet me doemos një rezultat pozitiv, përndryshe do të marrin fund shpresat për kualifikim nga pozita e parë në grup.

Në krahasim nga ndeshja e parë e cila u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.

Fazën e sulmit do ta udhëheqin Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi që do të ndihmohen nga Muslija, teksa në mesfushë tekniku gjerman ka vendosur ka aktivizuar treshen Rexhbeçaj, Berisha dhe Jashari.

Në mbrojtje kapiteni Rrahmani do ta ketë partner Dellovën, teksa krahët përbëhen nga Hadërgjonaj dhe Vojvoda.

Formacionet zyrtare:

Rumani: Nita, Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu, R.Marin, M.Marin, Stanciu, Man, Dragus, Mihaila.

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Aliti, Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Muslija, Zhegrova, Muriqi.

Related Articles