Rumania mbetet pa mbrojtësin Manea në prag të duelit me Kosovën
Në prag të ndeshjes me Kosovën, gjërat janë vështirësuar për selektorin e Rumanisë, Edi Iordanescun për shkak se do të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Cristi Manea. Mediumet rumunu kanë raportuar të martën se Manea nuk do të jetë në gjendje të paraqitet kundër Kosovës për shkak të lëndimit të gjurit në ndeshjen e fundit.
Manea ishte i pazëvendësueshëm te Rumania dhe luajti gjatë tërë ndeshjes në barazimin 1:1 kundër Izraelit.