Një xhami në qytetin port juglindor të Ukrainës, Mariupol, ku ishin strehuar 80 civilë, është bombarduar nga forcat ruse, tha ministria e jashtme e Ukrainës.
“Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana (Hurrem Sulltan) në Mariupol u granatua nga pushtuesit rusë. Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur atje nga bombardimet, duke përfshirë qytetarë të Turqisë”, shkroi ministria në llogarinë e saj në Twitter.