Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën

Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se Rusia është e gatshme për bisedime me Ukrainën në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Megjithatë, ai tha se këto bisedime do të duhej të ishin për atë që Ukraina ta shpallë “statusin neutral”, që do ta përfshinte “çarmatosjen”. Rusia për një kohë të gjatë ka kërkuar që Ukraina ta përjashtojë anëtarësimin në NATO, shkruan BBC.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për bisedime me homologun rus, Vladimir Putin, por nuk ka shenja se ai do të pajtohet për bisedime mbi këtë bazë.

Minsku është qytet me simbolikë të rëndësishme, sepse aty janë nënshkruar marrëveshjet në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës, që kishte shpërthyer më 2014. Duke e sulmuar Ukrainën, Putini vlerësohet se i ka shkelur këto marrëveshje.

Më herët, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase t’i ulë armët. /Gazeta Enigma/.

Related Articles