Rusia fort e interesuar për gjykimin në Hagë, ankohet në OKB se krerët e UÇK-së “po i mbajnë mirë”

Rusia fort e interesuar për gjykimin në Hagë, ankohet në OKB se krerët e UÇK-së “po i mbajnë mirë”

Më 12 dhjetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt një konferencë ku u fol për aktivitetet e mekanizmave të mbetur lidhur me gjykatat penale. Aty më e zëshmja ishte Maria Zabolotskaya, përfaqësuese e Rusisë. Një pjesë të mirë të fjalimit, ajo ia ka dedikuar Kosovës dhe Gjykatës Speciale. Madje, me detaje të cilat nuk dihen publikisht. Nacionale sjell detaje.

Shteti i Rusisë po del të jetë mirë i informuar për të gjitha zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Hagës. Madje, përveç proceseve e detajeve që janë të shpalosura publikisht, duket se ata kanë dijeni edhe për “masat ekstreme” që iu vendosen ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim.

Gjatë një konference ku u diskutua për aktivitetet e mekanizmave të mbetur nga gjykatat penale, përfaqësuesja ruse, Maria Zabolotskaya, ka krahasur kushtet me të cilat mbahen në paraburgim serbët e dyshuar për krime lufte, dhe të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Related Articles