Rusia merr kontrollin e centralit bërthamor pas sulmit

Rusia merr kontrollin e centralit bërthamor pas sulmit

Autoritetet ukrainase kanë thënë se trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia.

“Personeli operacional është duke vëzhguar situatën e njësiteve të energjisë”, ka thënë një autoritet lokal për mediat, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Personeli është duke vazhduar punën dhe duke vëzhguar situatën, ka thënë autoriteti.

Një zjarr ka shpërthyer disa orë më parë në këtë central – më i madhi në Evropë – pas sulmeve ruse.

Ndryshe, centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.

U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.

Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles