Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, tha në një konferencë se po e ndjekin nga afër zhvillimet në BE me deklaratat e bllokut për riarmatosje.
“BE-ja tani po diskuton në mënyrë aktive militarizimin e saj dhe veçanërisht zhvillimin e sektorit të saj të mbrojtjes. Ky është një proces që po e ndjekim nga afër, sepse BE-ja e paraqet Rusinë si kundërshtarin kryesor”.
“Ky militarizim është kryesisht kundër Federatës Ruse. Potencialisht, kjo mund të jetë subjekt i një shqetësimi të thellë për ne dhe të bëjë që ne të marrim masat përkatëse reciproke për të garantuar sigurinë tonë”.
“Dhe sigurisht, kjo retorikë konfrontuese dhe diskutimet në Bruksel dhe kryeqytetet europiane janë seriozisht në kundërshtim me kërkimin e mënyrave të zgjidhjes paqësore në Ukrainë”, shkruan BBC.
Peskov tha gjithashtu se Rusia ishte “në kontakt” me SHBA-në për përgatitjen e bisedimeve për Ukrainën, por “nuk ka detaje të reja” dhe Moska nuk ka caktuar ende një kryenegociator për bisedimet me SHBA-në për Ukrainën.