“Rusia po e humb luftën”, thotë ministri ukrainas

“Rusia po e humb luftën”, thotë ministri ukrainas

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se Moska po e ndien humbjen e luftës, pasi homologu i tij rus, Sergei Lavrov, tha se bota po rrezikohet të futet në një luftë të tretë botërore.

Kuleba potencoi të martën se Rusia po e humb edhe shpresën e fundit për të trembur botën që të mos mbështesë Ukrainën.

“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të luftës së tretë botërore. Kjo do të thotë se Moska e ndjen humbjen në Ukrainë. Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ne të mbizotërojmë dhe të ruajmë sigurinë evropiane dhe globale, tha ministri i Jashtëm në një postim në Twitter .

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se rreziqet e luftës bërthamore janë “serioze dhe reale”.

“Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t’i ngrija këto rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”, ka thënë Lavrovi në një intervistë televizive, transmeton Sky News. / Gazeta Enigma.

Related Articles