Manchester City – Real Madrid, përballen për një vend në finale të Ligës së Kampionëve

Manchester City – Real Madrid, përballen për një vend në finale të Ligës së Kampionëve

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me një super përballje mes Manchester Cityt dhe Real Madridit që luhet në kuadër të ndeshjes së të gjysmëfinales.

Kjo përballje premton sepaktakël pasi të dy skuadrat në këtë sezon kanë treguar futboll të bukur në Ligën e Kampionëve.

Kjo do të jetë hera e shtatë që takohen këto dy skuadra. Në gjashtë përballjet e para gjithçka është e barabartë pasi secila skuadër i ka nga 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

City e kërkon finalen e dytë radhazi të Championsit dhe trofeun e parë.

Kurse, Reali do të mundohet ta fitojë Championsin për herë të 14-të në histori të tij.

Ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit do të fillojë në orën 21:00./GAZETA ENIGMA/

Related Articles