Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi ka njoftuar se ushtria ruse ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.
Rusët kanë qëlluar me 40 raketa e mbi 70 dronë.
Ai ka shkruar të mërkurën se falë forcave të mbrojtjes ajrore dhe njësive të përfshira “kemi arritur të ruajmë funksionalitetin e sistemit energjetik”.
Zelensky ka thënë se nëpërmjet mbrojtjes së Ukrainës, vendet e NATO-s “mund t’i ndalojnë të mënyrë të besueshme dhe efektive luftërat për një kohë të gjatë”.
“Një tjetër sulm masiv rus. Është mesi i dimrit dhe objektivi për rusët mbetet i pandryshuar: infrastruktura jonë energjetike. Ndër objektivat e tyre ishin objektet e gazit dhe të energjisë që mbështesin jetën normale për popullin tonë. Në këtë sulm u lëshuan mbi 40 raketa, duke përfshirë edhe raketa balistike. Të paktën 30 u shkatërruan. Për më tepër, më shumë se 70 dronë sulmues rusë u lëshuan gjatë natës. Falë forcave tona të mbrojtjes ajrore dhe të gjitha njësive të përfshira, ne kemi arritur të ruajmë funksionalitetin e sistemit tonë energjetik”, ka thënë ai në rrjetin social X.
Ndihmat e vendeve perëndimore, sipas Zelenskyt, ende nuk janë të plota.
“Ne kemi diskutuar gjithashtu për licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, të cilat mund të shërbejnë si një nga garancitë efektive të sigurisë për Ukrainën”, ka shtuar ai. /Gazeta Enigma