Rusia thotë se kanë rrëzuar 77 dronë ukrainas brenda natës

Rusia thotë se kanë rrëzuar 77 dronë ukrainas brenda natës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka bërë të ditur se ka rrëzuar 77 dronë të lëshuar nga Ukraina brenda natës dy ditë pasi Kievi zyrtar kreu sulmin më të madh me dronë në drejtim të Moskës gjatë luftës trevjeçare, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Enigma.

Sipas Ministrisë 30 dronë janë shkatërruar në rajonin perëndimor të Bryanskut në kufi me Ukrainën, ndërsa 25 të tjerë janë shkatërruar në Kaluga. 

Sipas tyre më shumë dronë janë kapur mbi rajonet e Kurskut, Voronezhit, Rostovit dhe Belgorodit.

Sulmi i fundit ukrainas ka ndodhur pasi të martën më shumë se 90 dronë ukrainas janë shkatërruar nga Rusia në rajonin e Moskës.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, e pati quajtur si “sulmi më i madh i armikut me dronë ndaj Moskës”.

Autoritetet ruse kanë thënë se tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë sulmit të së martës, ku ata shkatërruan 337 dronë ukrainas në të gjithë vendin.

Shumë qytete ukrainase ishin gjithashtu nën sulm të enjten në mëngjes, ku një grua 42-vjeçare humbi jetën në Kherson, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Roman Mrochko. /Gazeta Enigma

Related Articles