Ruslan Malinovsky është njëri nga mesfushorët më në formë këtë edicion në Serie A.

Ruslan Malinovsky është njëri nga mesfushorët më në formë këtë edicion në Serie A.

Mesfushori ukrainas po kalon vitin e dytë te Atalanta, ku ka shkëlqyer me gola e asistime. Megjithatë klubi nga Bergamo mund të mbetet pa yllin e skuadrës, pasi tanimë tri skuadra të mëdha janë në ndjekje të tij.

Mediat italiane kanë raportuar se Chelsea, Inter dhe Paris Saint Germain janë ekipet e interesuara për transferimin e ukrainasit. 28-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit të avancuar ka shënuar 10 gola e ka asistuar në 12 të tjerë në 42 ndeshje zyrtare këtë edicion me Atalantën. Tri ekipet e interesuara për të pritet që gjatë verës të insistojnë për të nënshkruar me reprezentuesin ukrainas.

Atalanta pagoi rreth 14 milionë euro për transferimin e tij nga Genk, derisa vlera e tij tanimë është trefishuar. Gjithësesi, sipas mediave italiane, favorit për të nënshkruar me lojtarin mbetet Inter, pasi ukrainasi pëlqen të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian.

Related Articles