Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dalë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit të tyre në Prisedencë.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Rutte e falenderoi Osmanin për mikpritjen, teksa foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe serbisë.
Ai tha se NATO do të vazhdojë mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Megjithatë, ai theksoi se të dyja palët duhet të veprojnë për ta arritur këtë gjë.