Sekretari i përgjithshëm i AAK-s, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se është arrestuar djali i kandidatit të LDK-s për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.
Por këtë e ka mohuar vetë Shehu
Ai tha se nuk ka informacione dhe se kjo nuk qëndron.
LEXO EDHE: Arrestohet djali i Ruzhdi Shehut, kandidatit për kryetar të LDK-së në Junik
“Nuk kam informacione, tani po ndëgjoj, kjo nuk qëndron”, tha shkurt ai për FrontOnline.
Lajmin për arrestimin e tij e ka dëftuar Besnik Tariri nga AAK, duke thënë se Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit. /Gazeta Enigma.