Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit

Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit

Manchester United do të detyrohet t’i paguajë një shumë të madhe Ole Gunnar Solskjaerit pas shkarkimit të bërë.

Skuadra e drejtuar nga norvegjezi pësoi një tjetër disfatë të turpshme në ligë, duke humbur 4-1 ndaj Watfordit të shtunën. Humbja në Vicarage Road i lë Djajtë e Kuq në vendin e shtatë, me 12 pikë larg liderit të ligës, Chelsea.

Norvegjezi tashmë ishte në qendër të kritikave, sidomos pas humbjes ndaj Liverpoolit 5-0 në shtëpi dhe Manchester City, po ashtu si vendas. Por, shkarkimi i tij do të ketë një çmim të lartë, me The Sun që pretendon se klubi do t’i duhet të paguajë Solskjaer 7.5 milionë funte.

Atij do t’i duhej t’i jepej një pagë e plotë një viti si pjesë e largimit nga klubi i Old Trafford. Kjo do ta vendoste atë në vendin e pestë në listën e trajnerëve më të paguar në Ligën Premier.

Solskjaer shpërthen në lotë gjatë deklaratës përshëndetëse te “Djajtë e kuq”

Ole Gunnar Solskjaer ka ‘shpërthyer’ në lotë teksa donte të shfrytëzonte rastin për të shprehur vlerësimin e tij për lojtarët, stafin, tifozët dhe të gjithë të lidhur me Manchester Unitedin gjatë intervistës së fundit.

Related Articles