Ballkani e ka pritur me shumë vëmendje të ardhmen e Ermal Krasniqit, pasi klubit kosovar i interesonte të shitej sa më shtrenjtë ish-sulmuesi i tyre.
Suharekasit e kishin shitur në janar Krasniqin për 200 mijë euro, derisa 100 mijë të tjera i kishin bonuse nëse Cluj do të futet në grupet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës apo Ligës së Konferencës.
Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Cluj nuk arriti të siguronte grupet, duke bërë që klubi të humbte 100 mijë euro bonuse.
Por klubi suharekas do fitojë nga shitja e Ermal Krasniqit te Rapid Bukuresht, pasi kishte ruajtur 15 për qind të kartonit.
Sipas mediave rumune, Krasniqi është shitur nga Cluj te Rapid Bukuresht për 1 milion euro.
Pra klubit nga Suhareka do t’i shkojnë në arka diku rreth 150 mijë euro, që në total nga shitja e Krasniqit i bie të kenë fituar 350 mijë euro
Gjatë afatit kalimtar veror, Krasniqi kishte ofertat nga Italia, Gjermania dhe Franca, por klubi hezitoi ta shiste në kohë, gjë që e bëri këtë dimër për një shumë më të vogël.