Sa persona të vdekur janë larguar nga listat e votimit?

Sa persona të vdekur janë larguar nga listat e votimit?

Të dielen e 17 tetorit do të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Më shumë se 18 mijë të vdekur janë larguar nga lista e votuesve për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se 1 milionë e 885 mijë persona kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

Ndërsa, nga listat e votimit janë larguar 18 mijë e 252 të vdekur.

“Që nga procesi i fundit zgjedhor, KQZ-ja ka gjetur një metodë të veçantë që i shërben saktësisë dhe pastrimit të listës votuese. Nga departamenti i pensioneve që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kemi pranuar një bazë të të dhënave me emrat e personave të cilët janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes dhe zyrtarët e KQZ-së kanë verifikuar këto të dhëna në terren”, tha fillimisht ai.

“Pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, numri i personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese është 18 mijë e 252. Pjesë më e madhe e tyre, 14 mijë e 81 emra, janë larguar nga lista votuese sepse të njëjtit janë larguar nga skema pensionale”, tha Elezi.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, kurse balotazhi për ata kandidat që nuk arrijnë të marrin shumicë për të udhëhequr komunën ku garojnë, do të mbahet më 14 nëntor./Gazeta Enigma/

Related Articles