Sa po kompensohen viktimat e krimit në Kosovë?

Sa po kompensohen viktimat e krimit në Kosovë?

Njëzet e dy viktima kanë kërkuar kompensim në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Por, sipas ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut, kjo tregon një shpërputhje me shifrat reale, pasi rastet e dhunës janë në rritje.

Ministrja e Drejtësisë, theksoi se institucionet nuk i njoftojnë qytetarët për të drejtat si viktima të krimit.

Për këtë arsye, në tryezën e organizuar nga IKD, Haxhiu theksoi se janë drejt plotësim ndryshimit të këtij ligji.

Krahas kësaj dikush theksoi se Kosova është lidere në rajon për zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ndërsa Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se janë disa çështje teknike që kërkojnë angazhim.

Nga ky Institut kanë treguar gjetjet nga hulumtimet, sipas të cilave në Departamentin e Krimeve të Rënda ky ligj zbatohet në 90% të rasteve, ndërsa në atë të Përgjithshëm në vetëm 34% të rasteve zbatohet taksë për viktimat e krimit.

Sipas këtij hulumtimit Gjykata Themelore e Prizrenit ka nivelin më të lartë të zbatueshmërisë të Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ndërsa ky ligj më pak po zbatohet nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Storien mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

Related Articles