PSG fiton ndaj Lille me rikthim

PSG fiton ndaj Lille me rikthim

Ndeshja e javës së 12 në Ligue 1, në Francë, në mes të PSG-së dhe Lille, është mbyllë me fitore minimale (2:1) të skuadrës vendëse, përkundër disavantazhit të pjesës së parë, shkruan Gazeta Enigma.

Së pari kaluan në avantazh mysafirët në minutën 31’ me një reagim të bukur nga Jonathan David, i cili krosimin e bashkëlojtarëve të tij e shëndërroi në gol, pasi u gjend mirë para portës kundërshtare.

Me avantazhin fillestar të skuafrës mysafire dy ekipet shkuan në pushim, ndërsa me të filluar pjesa e dytë PSG e mori iniciativën totale në fushë.

Disavantazhi i PSG-së, përkundër iniciativës, zgjati deri në minutën 74’ kur Marquinhos arriti të barazoj pas një pasimit të bukur nga Di Maria, duke u gjendur më së miri para portës kundërshtare për 1:1.

Ndërsa vet Angel di Maria u përkujdes që të vendos epilogun përfundimtar të takimit, me golin e tij të shënuar në minuitën 90’+ për 2:1, shkruan Gazeta Enigma.

Angel di Maria, vendos epilogun perfundimtar PSG vs Lille 2 – 1

Related Articles