Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për T7 ka bërë të ditur vlerën e të hollave që ministri Rifat Latifi ka shpenzuar në udhëtimet e tij.
U emërua në udhëheqje të Ministrisë së Shëndetësisë para shtatë muajsh.
Gjatë kësaj periudhe, ministri Rifat Latifi pati tri vizita zyrtare jashtë vendit.
E vlerën e shpenzimeve në këto udhëtime e kanë treguar Ministria në një përgjigje për T7.
Në vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ministrisë, Latifi nuk ka shpenzuar asgjë nga buxheti i Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, shpenzime ministri nuk pati as në udhëtimin në Norvegji.
E për vizitën zyrtare që kishte në Turqi, në mars të këtij viti, Latifi del se ka harxhuar vetëm për biletën e udhëtimit.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, tri udhëtimet tjera që Latifi i pati në SHBA janë mbuluar nga buxheti personal, duke qenë udhëtime të natyrës jo-institucionale.