Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit në Kosovë, z. Muharrem Sahiti, në një bisede për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jone” ka folur per ecurinë e futbollit në vendin tonë, dukuritë negative të cilat me vendosmeri të hekurt po i lufton Federata e Futbollit të Kosovës, si dhe për zhvillimet në përgjithësi, duke i vënë theks të veçantë masovizimit të futbollit me anë të projekteve të mbështetura nga UEFA dhe FIFA, për cka, sipas z. Sahiti, respekt të vecantë për punën që e bëjne meritojne stafi brenda FFK-së të cilet po aftësohen përdite, duke përfunduar me suksese trajnime për avancim.
“Jemi në rrugë të mbarë me të gjitha grupmoshat deri tek kombëtarja A, tani me me trajnerin e ri, shumë të kënaqur jemi edhe me kombëtaret e vajzave ku po bëhet punë e jashtëzakonshme. Jemi optimist se jo vetëm ndërrimi i trajnereve, por edhe përmirësimi i kushteve të punes përdite e më shumë, do të jap rezultatet e veta”, ka thënë z. Sahiti.
Në lidhje me sulmet e vazhdueshme që i bëhen presidentit të FFK-së, z. Agim Ademi nga tashmë të njejtat figura, z. Sahiti është shprehur i qartë se ata zëra, qëllimi i të cilëve dihet botërisht, tashmë hasin në vesh që nuk i merr seriozisht.
“Askush më nuk i merr seriozisht ata që dalin studiove televizive e shpifin përnatë tema të reja boshe. Federata e Futbollit te Kosoves është me fat që në krye të sajën e ka një person si z. Agim Ademi. Pretendimet e tyre për gjoja skandale brenda FFK-së, tash e sa vite i përgjigjet z. Ademi me punë dhe i hapur për ti parë ku janë ato skandale, por derisa të ketë vetëm fjalë e asgjë konkrete, pra asgjë sepse nuk ka asgjë, punë do të na ecin mirë dhe uroj ti gëzojme sukseset së bashku”.
Vokrri do të befasohej sikur të dëgjonte cfarë flasin nëpër studio televizive për mikun e ngushtë, z. Agim Ademi.
“E them me bindje të plotë se nëse legjenda jonë Fadil Vokrri do të ishte gjallë e do te shihte se cka flasin nëpër studio televizive për njeriun e tij më të afërt, pra për z. Ademi, do të habitej e nuk do t’u besonte syve e veshëve.
Shikoni, ne si federatë jemi pjesë edhe e vizitave të punës jashtë vendit, por edhe presim ekspert për trajnime, dua tj’u them se jemi krenare me stafin që kemi arritur të organizojmë. Deri më sot nuk na është refuzuar as edhe një projekt, ju e dini UEFA e FIFA asnjë cent nuk e japin ku nuk ka mbulesë, për këtë dua pra që publikisht të falemnderoj gjithë stafin e administraten sepse janë thjeshtë fantastik”, është shprehur Sahiti.
Shefi i trajnerëve të futbollit ka folur edhe për skandalet por edhe pretendimet për skandale javëve të fundit ku ka thënë se në FFK toleranca për manipulime të ndeshjeve është zero, por e njejtë do të jetë edhe ndaj atyre që pretendojnë të njollosin punën e madhe që bëhet në futboll.
“Shikoni, FFK dhe organet e saja jane te vendosur qe tolerancen per dukuri negative ne futboll ta kene zero, kete e keni pare me dy skuadrat e larguata nga liga. Sic e thash, toleranca zero ku ka argumente e fakte, te cilat FFK i trajton me kujdes dhe ne baze te tyre merr vendimet. Kemi pare ne ne vazhdim edhe deklarata dashakeqe e te pa bazuara ne lidhje me pretendime edhe per ndeshje tjera, per cka, ne si federate i themi se i kane dy zgjidhje, te ofrojne tek organet kompetente faktet nese kane, ose zgjidhja tjeter i perkete prokurorise, te flase me ata persona qe hedhin mjegull ne mase, pa turp e dinjitet”.