Sala Jashari, kandidate e PDK-së për deputete

Sala Jashari, kandidate e PDK-së për deputete

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar Sala Jasharin si kandidate të kësaj partie për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, njofton Gazeta Enigma.

“Ajo mban me krenari emrin e gjyshes së saj, heroinës Sala Jashari, nënës së dy gjeneralëve të shquar të luftës sonë çlirimtare, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi i lavdisë tonë kombëtare. Me Salën si kandidate në listën tonë për deputetë, dhe të rinjë të tjerë që do të na bashkohen rrugës, PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Jashari deri më tani ka mbajtur postin e asamblistes në Komunën e Skenderajt. Ajo u bë asamblistja më e votuar grua në zgjedhjet e fundit komunale.

Ndryshe, Sala mban emrin e gjyshes së saj Salë Jashari, e cila u ndihmoi ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz. /Gazeta Enigma

Related Articles