Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj, e ka konfirmuar Sami Lushtakun si kandidatin e tyre për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë të këtij viti.
‘’Kryesia e degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti’’, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Lushtaku kishte udhëhequr edhe më herët me Komunën e Skenderajit, por në vitin 2017 hoqi dorë nga kandidatura për shkak se në garë si kandidati pavarur u fut edhe Bekim Jashari, i cili i fitoi zgjedhjet pa ndonjë problem.
Por që prej atij viti raportet mes Lushtakut dhe Jasharit kanë qenë të tensionuara, ku mes tyre ka pasur edhe akuza publike.
Kjo ka bërë që Lushtaku të mos mendojë dy herë kandidaturën për të parin e Skenderajit në zgjedhjet e këtij viti, ku pritet të ketë një garë të ashpër pikërisht me kryetarin aktual, Bekim Jashari.