Samir Ujkanin mund ta shohim në këtë edicion që sapo ka filluar duke luajtur për Empolin.
Reprezentuesi i Kosovës është duke kërkuar skuadër të re dhe raportohet se klubi i rikthyer në Serie A mund t’i marrë shërbimet e tij.
Sky Sport Italia ka njoftuar për një ndryshim të mundshëm në portën e Empolit. Zëvendësuesi i portierit të parë Guglielmo Vicario mund të mos jetë Alberto Brignoli, për të cilin ka shumë interesim Panathinaikosi.
Nëse ndahen rrugët, klubi nga Serie A mund ta transferojë Samir Ujkanin, i cili u lirua nga Torino.
Gardiani i Dardanëve është i hapur për të kaluar te Empoli dhe presioni në kohë për mbylle të afatit kalimtar nuk është, pasi portieri është i lirë dhe mund ta mbyllë marrëveshjen edhe pas datës 31 gusht.