Samiti i NATO-s: Ukrainës i hiqen barrierat për anëtarësim, Suedisë iu dha drita e gjelbër

Samiti i NATO-s: Ukrainës i hiqen barrierat për anëtarësim, Suedisë iu dha drita e gjelbër

Ka përfunduar samiti dyditor i NATO-s gjatë të cilit Ukrainës iu hoqën barrierat për anëtarësim e Suedisë iu dha drita e gjelbër.

Në fjalën e tij të mbajtur në samit të mërkurën, Zelenskyy, që një ditë më parë e cilësoi si absurde mungesën e caktimit të një afati kohor për anëtarësimin e vendit të tij në aleancë, shprehu mirënjohjen për heqjen e pengesave.

Për Suedinë, marrëveshja u arrit pas disa ditë takimesh intensive duke zgjeruar kështu fuqinë e aleancës në Evropën Veriore.

Ndërkohë zyrtarët hartuan edhe një propozim, i cili nuk është bërë publik, për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO.

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha të martën se për rastin e Ukrainës NATO-ja do të heqë dorë nga kërkesa për “planin e veprimit të anëtarësimit”, e i cili është obligues për vendet e tjera që e aspirojnë anëtarësimin në aleancë.

Në fjalën e tij të mbajtur në samit të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili të martën e cilësoi si absurde mungesën e caktimit të një afati kohor për anëtarësimin e vendit të tij në aleancë, shprehu mirënjohjen për heqjen e pengesave.

“Ne kemi diskutuar pritshmëritë tona nga samiti i NATO-s dhe një rezultat i rëndësishëm këtu është se Ukraina nuk ka nevojë për një plan veprimi në rrugën e saj drejt anëtarësimit, dhe gjithashtu ju falënderoj edhe një herë, Jens (Stoltenberg), për këta hapa të rëndësishëm. Unë e di se sa biseda dhe marrëveshje të ndryshme u zhvilluan gjatë rrugës dhe ju falënderoj për këtë rezultat”, ka thënë Zelensky.

Në margjina të samitit Zelenskyy është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden. Ai u zotua se do ta ofrojë gjithë përkrahjen për Ukrainën, njofton Koha.

“Unë e di që ju jeni zemëruar shumë herë mbi atë se sa shpejt po vijnë gjërat te ju, çfarë po ju vjen dhe si po e kuptojmë ne këtë situatë. Por, ju premtoj se Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka që munden për t’ju siguruar atë që ju nevojitet”, ka thënë Biden.

Samiti i NATO-s u organizua në kryeqendrën Vilnius të Lituanisë, ku të martën dhe të mërkurën u mblodhën pothuajse 50 delegacione të huaja me 2.400 përfaqësues, përfshirë këtu edhe 40 presidentë e kryeministra, si dhe rreth 150 politikanë të tjerë të rangut të lartë.

Related Articles