Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani: Isha për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani: Isha për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, kështu deklaroi presidentja Vjosa Osmani pas Samitit të Paqes për Ukrainën, i cili është mbajtur në Zvicër, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Osmani ka treguar se atje ishte për rrëfimin e popullit të Kosovës por edhe përkushtimin për paqe në Ukrainë.

Kujtojmë se në fundjavë në Zvicër u diskutua për të ardhmen e Ukrainës, ku përveq Osmanit morën pjesë rreth 100 shtetet pjesëmarrëse.

Samiti u mbyll të dielën (16.06.2024) me një deklaratë përfundimtare, në të cilën 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që “integriteti territorial” i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes. / Gazeta Enigma.

Related Articles