Në mbledhjen e sotme të Kryesisë janë aprovuar sanksionet e reja që Kosova i vendosi kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, shkruan Gazeta Enigma.
Analisti Drizan Shala, thotë se sanksionet si veprim politik tregojnë orientimin e Kosovës strategjik që mbetet NATO-BE.
Sipas tij, në vazhdën e këtyre veprimeve qeveria po jep sinjale të mira.
“Ndersa dihet që zhvillimi ekonomik i Kosoves asnjehere nuk ka qenen Rusia apo Kina dhe ne vazhden e ketyre veprimeve qeveria po jep sinjale të mira në arenen ndërkombetare të pozicionimit edhe për nevoja të brendshme të rajonit të Ballkanit”, tha Shala për Gazetën Enigma.
Mes tjerash, Shala thotë se këto veprime të institucioneve duhet të shërbejn në procesin e vendimarrjes për anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.
“Ku dihet që Serbia vazhdon politike e saj neturale në raport me luften në mese Ukraines dhe Rusise dhe keto veprime institucionale duhet të shërbejn në procesin e vendimarrjes për antarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombetar”, tha ndër të tjera ai.
Sa i përket këtyre sanksioneve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Kosova I është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së kundër Rusisë, derisa theksoi se këto sanksione kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo të entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.
Me sanksione të reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Mes tjerash, Kosova ka ndaluar edhe importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtetet që e blejnë nga Rusia.
Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.
“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.
Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. /Gazeta Enigma/.