Sarrazin: S’ka plan franko-gjerman, por evropian

Sarrazin: S’ka plan franko-gjerman, por evropian

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se nuk ka plan franko-gjerman, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai tha se megjithatë, ka plan evropian. Në intervistën e dhënë në emisionin “Info Plus” për gazetaren Blerta Foniqi-Kabashi, diplomati Sarrazin u shpreh të jetë i befasuar se përse nga fillimi është quajtur ashtu ky plan.

I pyetur për detaje, në intervistë për RTK-në, ai tha se nuk jep detaje nga ky plan dy faqesh,ndonëse nuk beson se versionet që janë publikuar në media, janë të sakta.

Emisari gjerman thotë se mesazhi i kancelarit Olaf Scholz për Kosovën është që ta dëgjojnë Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun, e të jenë më fleksibil. Kur foli për presion ndërkombëtar, Sarrazin tha se presion u bëhet të dyja palëve, si Kosovës ashtu edhe Serbisë.

Related Articles