Maurizio Sarri ka folur në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Clujit në 1/16 e finales të Ligës së Konferencës. Trajneri i mirënjohur italian thuri lëvdata të posaçme për sulmuesin kosovar, Ermal Krasniqi.
Ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi, ka qenë në qendër të elozheve në ditën e sotme nga trajneri i Lazios, Maurizio Sarri. Këto deklarata miradije në drejtim të tij erdhën pasi nesër Lazio do ta presë në “Olimpico” skuadrën e Clujit, ku luan sulmuesi anësor kosovar.
“I kam parë ndeshjet e fundit të kësaj skuadre dhe kanë qenë ndeshje të ndikuara prej kushteve atmosferike. E kam parë edhe këtë Ermal Krasniqin dhe më duket një lojtar i gatshëm për çdo kampionat. Cluj ka lojtarë të nivelit të lartë. Do të jetë ndeshje e ndërlikuar”, tha Sarri.
Futboll / Ish drejtuesi i Federatës Rumune: Ermal Krasniqi tashmë kushton 5 milionë euro
Ermal Krasniqi është transferuar te Cluji gjatë afatit kalimtar dimëror. Ballkani përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tij.
Ndeshja kundër Lazios do të jetë një mundësi shumë domethënëse për 24-vjeçarin, që t’i tregojë aftësitë e tij teknike kundër një skuadre siç është ajo kryeqytetase italiane.
Ermal Krasniqi është transferuar te Cluji gjatë afatit kalimtar dimëror. Ballkani përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tij.
Për shkak të nivelit të paraqitjeve që ka treguar, ai po merr vëmendje e pafundme të shtypit rumun, me artikuj të shumtë që i dedikohen, me qëllim të glorifikimit të tij si lojtar.
Kështu, duke qenë gjithmonë proaktiv në stilin e vet të lojës, ka filluar të marrë edhe përgjegjësi të tjera, si ekzekutimi i goditjeve standarde. Për Clujin është transformuar në një aset tejet të çmuar në mobilizimin që po bën klubi drejt arritjes së synimit kryesor sezonal, që është stolisja me titullin kampion.