Saul merr numrin e Hazard dhe Salah të Chelsea

Saul merr numrin e Hazard dhe Salah të Chelsea

Mesfushori spanjoll, i cili ju bashkua Bluve të Londrës si i huazuar nga Atletico Madridi, ka marrë fanellën që për herë të fundit e barti Mateo Kovacic.

Chelsea ka lajmëruar zyrtarisht numrin që do ta bartë Saul Niguez në Stamford Bridge, me mesfushorin spanjoll që do ta bartë numrin 17 me skuadrën nga Londra perëndimore.

26 vjeçari do të luajë në futbollin anglez pasi që u transferua në Angli në një marrëveshje të përkohëshme në fund të afatit kalimtar. Saul e mori këtë numër pasi që ishte i lirë nga Chelsea. Për herë të fundit atë e pati Mateo Kovacic që tani ka marrë numrin 8.

“Mesfushori spanjoll kaloi në Stamford Bridge në ditën e fundit të afatit të transferëve në formë huazimin nga Atletico Madrid, kurse mundësia është që ai të blihet në verë”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Bluve.

“Ai do të luajë në Chelsea me numrin 17, numrin e njëjtë që ai kishte në Atletico gjatë dy sezoneve të para atje, ku hyri në skuadrën seniore si një 20 vjeçare, në sezonin 2014/15 dhe 2015/16”.

“Kjo do të thotë se debutimi i tij në ndeshjen e parë me Blutë do të këtë ketë numër që ai e kishte edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Atletico-Real Madrid”.

“Lojtari i fundit që e ka bartuar këtë numër për Chelsea ishte Mateo Kovacic, një tjetër mesfushorë i cili kishte ardhur si i huazuar nga Real Madridi. Kroati e kishte këtë fanellë për tre sezone para se ta merrte numrin tetë për ne këtë sezon, njëjtë si Saul që e mori në Atletico më 2016”.

“Saul do të jetë spanjolli i tretë që ka bartuar këtë numër të Chelsea, derisa më parë atë e kishte vënë Pedro gjatë sezonit të parë në Stamford Bridge, kurse më parë e kishte mbrojtësi i djathtë Albert Ferrer nga viti 1998-2001”.

Kovacic e veshi numrin 17 për Blutë për tri sezone, pasi që e kushte marrë këtë numër nga Charly Musonda.

Pedro e barti atë për një sezon, gjatë sezonit 2015/16, me dy emra të njohur që e kishin para tij. Mohamed Salah pati 19 paraqitje për Chelsea me numrin 17 gjatë 2014/15.

Sulmuesi e kishte marrë këtë numër nga sulmuesi i famshëm, belgu Eden Hazard. Superylli belg e mori këtë numër pasi erdhi nga Lille më 2012, para se ta merrte numrin 10. Para Hazard, atë e kishte fituesi i Botërorit, Emmanuel Pettit, që është i pari në kohën e Premier Ligës.

Related Articles