Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e të gjitha sindikatave, anëtare të BSPK-së.
Gjatë këtij takimi u kërkua me urgjencë miratimi i Ligjit të Pagave.
Propozimi i SBASHK-ut në këtë takim u mbështet nga të gjitha federatat që afati i fundit për draftimin e Ligjit të Pagave, ligji për skemat pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore të draftohen nga Qeveria deri në muajin shkurt 2022, dhe në fund të muajit mars të miratohet në Kuvend.
Sekretari i SBASHK-ut Ymer Ymeri tha se nëse merren parasysh, këto kërkesa sot nga Qeveria, atëherë ata do të marrin vendim për pezullimin e veprimeve të tyre sindikale të paralajmëruara më parë.
“Kemi thirr një takim në ora 14:00 me kryetarët e sindikatave komunale që varësisht nga qëndrimet e këtij takimi ne të koordinohemi me ta për veprimet sindikale që kemi paralajmërua”, tha Ymeri.