SBASHK-u e pranon koeficientin prej 105 eurosh

SBASHK-u e pranon koeficientin prej 105 eurosh

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave.

Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri tha për Klan Kosovën se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

Mes tjerash, Ymeri thotë se për shumicën e personelit arsimor me këtë vlerë të koeficientit ka rritje prej 50 deri në euro në paga.

Ai paralajmëroi për mbajtjen e një takimi të kësaj sindikate gjatë ditës ku pritet të diskutohet edhe çështja e koeficientit që sot mori aprovimin e qeverisë

Related Articles